Prej 25 vitesh, qindra banorë të lagjes “Fermentim” në qytetin e Shkodrës vuajnë mungesën totale të infrastrukturës rrugore dhe ujit të pijshëm.

Situata është mjaft problematike përgjatë gjithë kësaj zone. Disa nga banorët jashtë kameras tregojnë se në pjesën më të madhe të banesave nuk ka ujë të pijshëm.

Të tjerë banorë jashtë kamerave gjithashtu bëjnë me dije se ka pasur premtime të shumta për rehabilitimin e zonës, megjithatë asnjë investim nuk është konkretizuar.

Gjatë ditëve me shi, rrugët e lagjes ‘Fermentim’ janë pothuajse të pakalueshme për shkak të mungesës së rrjetit të kanalizimeve, ndërsa gjatë verës pluhuri kthehet në një shqetësim për banorët.

Duke mos patur as ujë të pijshëm , mbi të gjitha tarracat e shtëpitve banorët kanë ngritur depozita uji.Kjo është ndër zonat të lënë në harresë të plotë nga pushteti vendor i cili nuk i ka marrë aspak në konsideratë shqetësimet dhe ankesat e banorëve

Artikulli paraprak“LUFTA NDAJ KRIMIT MË PRIORITARE SE KOMODITETI I ZYRËS”
Artikulli tjetërSHKODËR, SKANDALI ME MBETURINAT