Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që një pjesë e rrugëve në lagjen “Mar Lula” në qytetin e Shkodrës, të jenë nën pushtetin e ujit prej disa ditësh duke u bërë pothuajse të pakalueshme për qytetarët. Situata bëhët më e vështirë për fëmijët e vegjel të cilët e kanë të pamundur të kalojnë përmes gropave me ujë për të shkuar në shkollë.

Pavarësisht kërkesave të shumta që banorët i kanë bërë institucioneve përgjegjëse, sërish këta të fundit nuk kanë ndërhyrë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Një situatë e tillë në lagjen “Mar Lula” vijon prej më shumë se 30 vitesh, ende deri më tani nuk është marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problematikës.

Artikulli paraprakTENTATIVA E GRABITJES NË LEZHË
Artikulli tjetërVENDI I PËRFSHIRË NGA STUHIA ‘CIARAN’, RAMA THIRJE QYTETARËVE: SHMANGNI LËVIZJET E PANEVOJSHME DERI NË NORMALIZIMIN E SITUATËS