Intensiteti i shirave të fundit në Shkodër ka sjell probleme të shumta për një pjesë të madhe të lagjeve të qytetit.

E tillë është edhe lagjja “Mark Lula”, në të cilën një pjesë e madhe e rrugicave është mbushur totalisht me ujë. Kalimi është absolutisht i pamundur pa nidhmën e automjeteve. Rruga “Roza Lejn” është totalisht e pakalueshme nga këmbësorët. Problematike mbetet lëvizja e fëmijëve që ndjekin studimet në shkollën “Kor Jezu”. Një gjendje e tillë, sipas banorëve, vazhdon prej vitesh.

Në këtë zonë të Shkodrës shqetësuese sipas banorëve është gjithashtu edhe sistemimi i ujërave të zeza. Në këtë lagje jetojnë një numër i konsiderueshëm banorësh, të cilët përballet me këtë situatë të vështirë prej vitesh. Premtimet nga politika nuk kanë munguar asnjëherë, por në terren nuk është punuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate alarmante.

Artikulli paraprakINVALIDËT PJESË E FUSHATËS SË LEXIMIT
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA NË KAMPIONAT SYNON VENDIN E DYTË