Në lagjen “Mark Lula” prej vitesh investohet pjesërisht në infrastrukturën rrugore. Banorët atje tregojnë se e kanë të vështirë të përballen me baltën gjatë dimrit, rrugët e pakalueshme nga gropat e mbushura me ujë ndërkohë që një tjetër problem është edhe mungesa e rrjetit të kanalizimeve.

Banorët shprehen se nuk do të marrin pjesë në votimet nëse ky problem nuk merr zgjidhje gjatë fushatës zgjedhore.

Lagjia “Mark Lula” prej më shumë se 30 vitesh nuk ka njohur investime edhe pse premtimet nga drejtuesit e Bashkisë kanë qenë të shumta. Gjatë ditëve me reshje shiu është thuajse e pamundur që të kalosh në këto rrugë me ujë dhe gropa, ndërsa në ditet me diell pluhuri përhapet gjithandej.