Natyra i ka falur gjithçka, por dora e njeriut e ka shkatërruar dhe shteti nuk është kujdesur për të.E rrethuar nga bimesia dhe uji, zona e mbrojtur e Godulles në Kurbin është një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, por që është lënë jashtë vemendjes nga pushteti vendor dhe qëndror.Mungesa e infrastruktures dhe ndotja masive e bregdetit, e kanë kthyer Godullen në një vend të braktisur.

Për të shkuar në bregun e detit që vite më parë ishte mjaft i frekuentuar është e pamundur, për shkak të rruges së shkatërruar.

Krahas infrastruktures problem në këtë zonë është dhe ndotja që krijon Lumi Ishem, nga depozitimi i mbetjeve në brigjet e tij, çka e dëshmon dhe ngjyra e ujit.

Në këtë situatë, Godulla është kthyer në një vend mbetjesh të rrezikshme të cilat po dëmtojnë biodiversitetin.Këto e dëshmon dhe Qemal Jangu një nga peshkataret më të vjeter të zonës.

Zona turistike e Godullës në Kurbin po degradon gjithnjë e më shumë, ndërsa autoritetet vendore dhe qëndrore vijojnë heshtin përballë kësaj situate e cila vijon prej vitesh.

Artikulli paraprakRINDËRTIMI NGA TËRMETI NË LEZHË
Artikulli tjetërTËRBUNI NIS PËRGATITJET NË SHKODËR