
Mes natyrës së qetë dhe ujërave të lagunës, Vaini eshte kthyer një prej destinacioneve që tërheq vizitorë në Lezhë. Zona frekuentohet gjatë gjithë vitit, ndërsa në muajt e verës numri i turistëve rritet ndjeshëm.
Përveç bukurisë natyrore, vizitorët tërhiqen edhe nga gatimet tradicionale dhe produktet e freskëta që ofrohen në restorantet pranë lagunës. Kjo e ka kthyer Vainin në një pikë të rëndësishme për turizmin natyror dhe gastronomik në Lezhë.
Vetëm në 8-mujorin e parë të këtij viti, në Vain janë regjistruar mbi 20 mijë vizitorë. Shifrat tregojne interesin në rritje për këtë zonë, e cila vijon të jetë një alternativë për turistët që kërkojnë natyrën, qetësinë dhe kuzhinën tradicionale.
https://youtu.be/gFBnJmuyqdI


