OPERACIONI KA PËRFSHIRË 3 SHTETE, SHQIPËRI, ITALI, MALI I ZI. Një operacion i gjerë ndërkombëtar ka cuar në sekuestrimin e 804 kilogramë marijuanë dhe arrestimin e shtatë shqiptarëve, si pjestarë të organizatës kriminale të trafikimit të lëndës narkotike . Kjo sasi e madhe e kanabisit do të transportohej me skaf nga Shqipëria drejt Italisë, mjet i cili eshte evidentuar ne ujerat shqiptare me 30 SHtator te ketij viti.

Por pas një hetimi me metoda speciale përreth 1 vit, Policia e Shtetit shqiptar në bashkëpunim me autoritetet policore të Italisë dhe Malit të Zi arritën të kapin bandën kriminale në vendin e quajtur Rana e Hedhun, midis lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit. Aty policía konstatoi skafin, pas ndjekjes që i kishte bërë Guardia di Financa së bashku me Policinë Kufitare të Shëngjininit. Në momentin që 7 pjesëtarët e bandës kanë pikasur policinë, kanë filluar të hedhin nga skafi në det disa çanta të zeza nga të cilat 8 prej tyre arritën të kapeshin nga Policia Kufitare. Brenda çantave kishte bime të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa të mbështjella me natriban të cilat pas peshimit rezultuan të ishin 210 kg me gjithë amballazh. Ndërsa sasia tjetër e lëndës narkotike u gjet një ditë pas operacionit të koduar “ Laguna e Vilunit” të (30 Shtatorit). Në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë në një distancë prej rreth 4 miljesh detare Policia Kufitare të Shengjinit sekuestroi në det të hapur 15 çantat te cilat mbanin 594 kg marijuane.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/F1oUkH21Y5Y?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]