Lahuta, një nga simbolet më të fuqishme të identitetit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, po hyn në një fazë të re zhvillimi. “Lahuta Smart” është projekti që synon ta sjellë këtë instrument tradicional në një format bashkëkohor, duke ndërthurur elementet e trashëguara ndër breza me teknologjinë dhe inovacionin.

Përgjegjësja e Muzeut Historik të Shkodrës, Majlinda Laçaj, shpjegon se projekti është konceptuar në mënyrë të tillë që të ruajë tiparet kombëtare të lahutës dhe të mos cenojë autenticitetin e saj.

Nisma, sipas Laçajt, lindi edhe si një reagim ndaj shqetësimit të artistëve të Shkodrës për rrezikun e zbehjes së elementeve tradicionale dhe kombëtare të këtij instrumenti.

“Lahuta Smart” synon kështu të krijojë një urë mes së shkuarës dhe së ardhmes. Qëllimi është ruajtja e autenticitetit, identitetit dhe karakterit të lahutës, ndërsa teknologjia i jep mundësi të reja përdorimit të saj, krijimtarisë muzikore dhe afrimit të brezave të rinj me këtë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë shqiptare. Një instrument i rrënjosur në traditë, që tashmë kërkon të flasë edhe në gjuhën e kohës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRUGA KTHEHET NË SHQETËSIM PËR BANORËT
Artikulli tjetërINDUSTRIA SHQIPTARE SHËNON RËNIE, MË PAK KËRKESA EDHE PËR EKSPORTE