Ambasadorja amerikane Yuri Kim iu tha shqiptarëve mbrëmjen e sotme se ka marrëveshje për reformën zgjedhore. Menjëherë pas largimit nga rezidenca e ambasadës së SHBA të Oerd Bylykbashit dhe Rudina Hajdarit, Kim ka dalë së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe ambasadorin britanik Duncan Norman ku falënderoi të gjitha palët. Ajo tha se të gjithë dhanë që të fitojë populli dhe Shqipëria, duke i njohur merita të veçanta maxhorancës.

“Faleminderit që keni pritur me ne gjithë këtë ditë. Kemi pasur një ditë të gjatë. Dje kemi bërë progres të mirë. Jemi takuar sot për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë, çdo parti i kërkohet që të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha, çdo palë fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet t’i jap mertia të veçanta partisë në pushtet. Ne i bëmë të qartë se duhet të jepnim më shumë. Kështu që e përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmje. Ne kemi një marrëveshje shumë të mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosë Shqipërinë drejt BE. Përmban masa që janë adresuar, trajtuar nga ODIHR. Përmban disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar dhe nga OHDIR”, deklaroi ambasadorja e SHBA.

Artikulli paraprakPRITET TË RINISË TAKIMI I AMBASADORËVE ME ANËTARËT E KËSHILLIT POLITIK, GJIKNURI E HAJDARI NË REZIDENCËN E SHBA, BYLYKBASHI E VASILI NË PD
Artikulli tjetërBASHA: ËSHTË BËRË PROGRES, DREJT DAKORDËSISË. OPOZITA DO BËJË GJITHÇKA PËR VOTËN E LIRË