Banoret e Dajcit kane protestuar gjate dites se sotme per demshperblimet e pa dhena te permbytjeve.

Kjo proteste vjen pas deklarates se kryeministrit Rama, se ka dhene 7 milion euro per demshperblimin e permbytjeve edhe te zones se nenshkodres. Sipas banoreve, kjo qeveri nuk ka dhene asnje qindarke per banoret e permbytur te nenshkodres ne vitet 2010-2011. Banoret nga ana e tyre kerkojne qe qeveria te nderhyje per investime ne zonen e nenshkodres dhe te ofroje zgjidhje ne menyre qe kjo zone te mos permbytet. Sipas banoreve, ato presin ende demshperblimet e premtuara nga qeveria dhe nuk do te reshtin nga protestat deri ne plotesimin e kerkesave te tyre.