Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Pizza Express”.

Sekuestrohen armë, municione, sendet e vjedhura si dhe sendet me të cilat kryenin vjedhjet Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të një hetimi një mujor, më datë 26.01.2017, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Pizza Express” Si rezultat i këtij operacioni, u bë i mundur dokumentimi i 3 vjedhjeve me dhunë dhe arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve: • Ilir Mhillaj, 31 vjeç, banues në Shkodër • Vate Mhillaj, 24 vjeç ,banues në Shkodër • Prekë Mhillaj, 21 vjeç, banues në Shkodër Të tre shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 3 ngjarjeve të rënda kriminale, të ndodhura në periferi të qytetit të Shkodrës, në orët e vona të natës dhe konkretisht: * Me datë 24.12.2016, është vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale Xh.M * Me datë 22.01.2017, është vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale E.D * Me datë 25.01.2017, është vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale E.L Këta shtetas, pasi bënin porosi në piceri të ndryshme të qytetit, iu dilnin para duke iu prerë rrugën dhe të maskuar me kapuça dhe paruke, ushtronin dhunë ndaj të dëmtuarve dhe ju vidhnin motorrat dhe sendet personale si, celularin dhe portofolin. Me cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar: • 1 mjet tip “Volsvagen”, me targë AA086GK • 1 armë gjahu • 2 motorcikleta “Dajang” • 6 granata • 5 ndezësa të pa montuar • 2 palë paruke • 1 palë doreza plastike • 2 kapuça • 10 telefona të markave të ndryshme • 3 telefona celular “Sony Erikson” dhe 2 “IPhone” • 10 karta sim Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Vjedhjes me Dhunë” , kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 139, 25 e 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakDHUNOI PSIKOLOGJIKISHT NXËNËSIN, PROCEDOHET MËSUESJA
Artikulli tjetërARRESTOHET, 48 VJEÇARI KOSOVAR, I DHA RYSHFET POLICIT