Në orët e para të datës 30 nentor 2015 u nda nga jeta z. Ali Kazazi, një nga qeveritarët më të shquar të Shkodrës në vitet e demokracisë.

Z. Ali Kazazi ishte një përfaqësues dhe trashëgimtar i denjë i familjes patriotike të Kazazëve të Shkodrës e cila ka dhënë një kontribut të spikatur në lëvizjet për pavarsinë kombëtare, mbrojtjen e Shkodrës si dhe në përpjekjet për të ruajtur demokracinë në Shqipëri, për shkak të të cilave ajo pësoi një përsekutim të gjatë. Në këtë rrugë eci edhe z. Ali Kazazi. Ai u angazhua që në fillimet e demokracisë, në fillim të viteve 90′ duke dhënë një kontribut të cmuar në reformat e decentralizimit të qeverisjes dhe demokratizimin e vendit. Z. Ali Kazazi ka lindur në Shkodër me 7 shkurt 1943 ku kreu arsimin parauniversitar. Në vitin 1972 u diplomua në Universitetin e Kamzes, në Degen Zooteknikë. Kudo ku punoi në rrethe të ndryshme Thumanë, Vau Dejës, Bushat e Shkodër ai u dallua për aftësi të larta profesionale, dhe dëshirën e madhe për t`u thelluar në dijet shkencore si dhe për të shërbyer me përkushtim nevojave të banorëve. Ne vitin 1992 u emrua Drejtues i Seksionit të Bujqësusë së Rrethit Shkodër Në vitin 1992 u zgjodh Kryetar i Këshillit të Rrethit të Shkodrës, detyrë të cilën në ato kushte të vështira e ushtroi me përkushtim, aftësi e ndershmërinë që e karakterizonte. Ne vitin 1996, zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ku dha një kontribut me vlerë në sistemin legjislativ. Me 9 mars të vitit 1997 emrohet Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes. Po në vitin 1997 ai shërbeu për pak kohë si Minister i Punëve të Brëndshme ku përmbushi me sukses detyra të vështira me të cilat u përballua në atë periudhe. Në vitin 2005 z. Ali Kazazi emrohet Këshilltar për Sigurinë pranë Kuvendit të Shqipërisë nga ku doli në pension. Z. Ali Kazazi ishte një veprimtar i shquar i Partisë Demopkratike në kuadrin e së cilës mbuloi detyra të rëndësishme. Z. Ali Kazazi ishte një atdhetar i mirë, një nëpunës i përkushtuar, një njohës i mirë i shkencës, që ashtu si të parët e tij, nuk u kursye asnjëherë, për t`i shërbyer vendit të tij, edhe në kushte shumë të vështira siç ishte viti 1992, apo viti 1997. Ai nuk u tërhoq asnjëherë nga vështirësitë e jetës, por me guxim e me zgjuarsi, por edhe me trimëri diti ti kapërxente ato duke dhënë shembullin e një qytetari dhe intelektuali me vizion. Z. Ali Kazazi la në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë dhe shokët e tij të shumtë në të gjithë Shqipërinë, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë. Lamtumirë miku jonë i shtrenjtë! 

Star Plus Tv i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes nderkohe qe homazhet ne nderimit te Ali Kazazit do te zhvillohen prane Bashkise Shkoder, nga ora 10-11.