NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç banues në lagjen ‘’Ahmet Haxhija’’, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është organizuar puna nga Policia dhe është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit K. L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë, dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti te çastit.

Veprimet po kryhen me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakAMBASADORËT E HUAJ: LARGONI KRIMINELËT NGA LISTAT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR-HANI I HOTIT