
Një shpërthim me tritol ka ndodhur para pak çastesh në një biznes në lagjen “Skënderberg” Shkodër. Lenda plasëse ishte vënë në derën e biznesit.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Raportohet se biznesi ka qenë i fokusuar në fushën e reklamave dhe marketingut.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë.






