Arrestohet nga SPAK ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Sipas burimeve, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Koka, ish-ministri i Mjedisit i LSI 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Urdhër Arresti është ekzekutuar vetëm pak minuta më parë, i firmosur nga prokurorët Dritan Premci dhe Vladimir Mara.