Skuadra e Napolit nuk mund të luaj me fanellat e bardha në ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid dhe Napoli do të përballen të mërkurën e ardhshme në Santiago Bernabeu, gjatë fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve. Skuadra italiane në këtë ndeshje nuk mund të luaj me fanellat e bardha, të cilat këtë edicion njihen edhe si fanellat e fatit, pasi ka shënuar 8 fitore radhazi me to të veshura. Me fanella të bardha do të luaj Reali, pasi është skuadër vendëse, ndërsa Napoli do të luaj me fanella të kaltra.