Rrallë gjen dikë sot që nuk e bën një “selfie”, të cilat janë kthyer tashmë në modë.

Por, sipas një studimi të bërë në SHBA, “selfie” nuk është vetëm si rrjedhojë e moshës dixhitale, por një çrregullim mendor. Personat që bëjnë “selfie” tregojnë një mungesë respekti për veten si dhe boshllëqe në jetën private. Sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, ky lloj manifestimi është një sëmundje e cila mori emrin e vet proçesit. Të prekur nga sëmundje janë ata persona që postojnë në internet më shumë se 3 fotografi në ditë. Studimi vë në dukje se kjo sëmundje nuk ka shërim, por këta persona mund të ndjekin një terapi të sjelljes.