Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur vendimin e Bundesratit gjerman, i cili votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla, i cili është dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, deklaron se prej sot konvertimi i patentave shqiptare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë.

Sipas Ballës, rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë brenda disa ditësh.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

LAJM I MIRË!

Prej sot konvertimi i patentave shqiptare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Këtë e miratoi sot në Berlin, Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale.

Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë brenda disa ditësh.

Rregullorja e re mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave shqiptare dhe kosovare në Gjermani. Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të merrnin rezidencën në Gjermani.

https://www.facebook.com/b.taulant/posts/480415320116679

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASKET, PARTIZANI-VLLAZNIA 52-69, “ZGJOHEN” SHKODRANËT
Artikulli tjetër“DO ANGAZHOHEM FUQISHËM NË POLITIKË”, META: ASKUSH S’DO GUXOJË MË TË NDRYSHOJË KUSHTETUTËN PA REFERENDUM