Shqipëria dhe Kanadaja ka ratifikuar marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale bën me dije se tashmë qytetarët e dy vendeve gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve pas hyrjes në fuqi më 1 gusht.

“Marrëveshja, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre. Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë në jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve.”, shkruan ajo.

Artikulli paraprakMETA PRITET NGA HOMOLOGU I TIJ BULLGAR: MIRËNJOHJE PËR MBËSHTETJEN E PAKURSYER NDAJ SHQIPËRISË
Artikulli tjetërMARRËVESHJA PËR SIGURIMET SHOQËRORE ME KANADANË HYN NË FUQI MË 1 GUSHT/ RAMA: SUPER LAJM, JA PËRFITIMET PËR QYTETARËT