Kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë se nga dita e hënë do të nisin fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë atdheut, dhe se nuk do të paguhet asnjë lekë nga xhepi i tyre për udhëtimet.

Kreu i qeverisë në një komunikim në Facebook, LIVE nga zyra e tij në kryeministri, tha se fluturimet do të bëhen me avionin “Lasgushi” të kompanisë “Air Albania”, dhe se aktualisht ministrja e Transportit Belinda Balluku është duke punuar për marrjen e lejeve të posaçme.

Rama tha se ka marrë jo pak mesazhe nga studentë, familjarë të ndarë nga kufiri i mbyllur, dhe tha se shumica e rasteve janë zgjidhur. “Por jemi plotësisht të vetëdijshëm për stresin që rritet përditë për njerëzit që kanë mbetur rrugëve Evropës”, tha Rama.

Artikulli paraprakARRESTOHET ISH-FUTBOLLISTI I NJOHUR I KOMBËTARES, PËRNDIQTE ISH-BASHKËSHORTEN
Artikulli tjetërADEMI: RRITJE KËRKESASH NGA FAMILJET NË NEVOJË