BURRI KËRKON URDHËR MBROJTJEJE NGA GRUAJA

Policia e Tiranes plotësoi kërkesë-padine për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për 36 vjeçarin E.K., sepse dyshohet se bashkëshortja e tij, 29 vjeçare, me të cilën është në proces divorci, e shqetëson ne telefoni dhe ne shtepi, duke e kercenuar qe te mos ndahen. Sipas 36 vjeçarit, kërcënimet janë bërë aq të shpeshta, sa që ia kanë kthyer jetën në makth.

 

 

77-VJEÇARI I DHUNSHËM

Dhuna e vazhdueshme psikologjike dhe fizike e ka detyruar 59 vjeçaren Xh. B të drejtohet për ndihmën e Policisë në Tirane. Ndaj saj eshte lëshuar urdhëri i mbrojtjes së menjëhershme pasi bashkëshorti i saj 77 vjeçar me inicialet J.B., ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme, dhunë fizike e psikologjike.

 

VJEHRRI DHUNON ISH-DHËNDRRIN

Pas divorcit, gruaja shtatzënë i kërkonte më shumë para për kujdesin ndaj te palindurit dhe dyvjeçarit që jetonte me të. Ish-bashkeshorti denoncoi në polici ish-vjehrrin 63 vjeç, pasi bashkë me ish- gruan dhe avokaten e saj i kanë kërkuar më shumë para, përveç detyrimit mujor dhe përballë refuzimit të tij për të shtuar pagesën, ish-vjehrri e ka sulmuar fizikisht.

 

I DEHUR RRIHTE GRUAN DHE VAJZËN

Nje 49 vjeçar u arrestua në flagrancë nga Policia e Tiranes, pas denoncimit të bërë nga e shoqja dhe vajza, se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Policia thote  se  burri pinte rregullisht dhe ishte xheloz,.Vajza, cila ishte dëshmitare e dhunës, i ka kërkuar nënës që të ndahej, prandaj I ati e ka qelluar edhe ate disa here, prandaj nene e bije iu drejtuan policise me denoncim.

 

56-VJEÇARI NUK E PRANON NDARJEN

Një 56-vjecar nga Korça po procedohet penalisht pas denoncimit të bërë nga ish- bashkëshortja e tij I.Z., 54 vjeç, se ai e ndjek nga pas, e kërcënon dhe për këtë ndihet e dhunuar psikologjikisht. Gruaja thote se 56 vjeçari i bën presion që të bashkohen sërish dhe se nuk e pranon dot ndarjen.