Lajme të mira vijnë nga Maqedonia e Veriut, ku janë ulur ndjeshëm rastet me koronavirus. Mësohet se 63 raste të reja me koronavirus, ndërsa 6 persona kanë ndërruar jetë.

Përveç Shkupit që janë regjistruar 37 raste të reja, në 16 qytetet e tjera pati raste një shifrore.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend që nga fillimi i pandemisë ka arritur 90,717, ndërkaq numri i rasteve aktive është vetëm 10% prej tyre. Rënia e rasteve aktive është nën 10 mijë.