Kryeministri Edi Rama ka informuar për lehtësitë e reja të lëvizjes që nisin nga nesër. Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se Fieri kthehet në zonë e gjelbër dhe hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbra. Po kështu fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21:00.

Një tjetër lajm i mirë është heqja në të gjithë vendin e autorizimeve për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës, ndërsa sa i përket fundjavës do të jetë përsëri pa makina.

Nga ana tjetër vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjeteve në zonat e kuqe.

POSTIMI I PLOTË

😊 Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:
🟢 FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR

🪀 HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA
🟢 FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00
🟢 HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE GJATË JAVËS – FUNDJAVA DO TË JETË PËRSËRI PA MAKINA😊
VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVENË ZONAT E KUQE⛔️
🪀 QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI📺

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht🙏

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal

Artikulli paraprakSOLIDARIZIM NGA KOSOVA KUNDËR SHEMBJES SË TEATRIT KOMBËTAR, 10 TEATRO ANULOJNË SHFAQJET
Artikulli tjetërBARDHI PUBLIKON VIDEON: TALEBANET E RILINDUR NUK DUAN TEATER TE RI, DUAN KULLA TE REJA