1. Nga shërbimet e Drejtorisë të Policisë Vendore Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: • Shkelzen Jacaj, 32 vjeç, banues në fshatin Duke-Reç, Malësi e Madhe.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi : Shtetasi R. N. 68 vjeç, banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim, se në lokalin e tij në Koplik i Siperm, shtetasi Shkelzen Jacaj ka bërë pagesën e pijeve me dy kartemonedha 50 euroshe, dyshohen të jene të falsifikuara, ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kartëmonedha 50 euroshe me nr V03634646675 e A05345365744. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Falsifikimi i monedhave“ parashikuar nga neni 183 të Kodit Penal.

 

—– —- —- 2. Artan Pali, 33 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse : Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë pasi në lagjen Skenderbeg, për motive të dobëta ka goditur me mjete te forta shtetasen B. G. 35 vjeç, banuese në Shkodër, duke i shkaktuar disa dëmtime trupore si dhe frakture ne krahun e majte, dhe duke i dëmtuar xhamat dhe llamarinen e automjetit te saje tip Ford fjesta me targa AA721AF. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 88 e 150 të Kodit Penal.

 

—– —- —- 3. Dorentina Ukcenaj, 27 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i kësaj shtetase u bë pasi : Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit N. Z. 44 vjeç, banues në lagjen Mar Lula, ku dyshohet se i ka vjedhur një sasi lekesh prej 60.000 lekë të reja, e cila është konstatuar nga shtetasia Sh. Z. nëna e shtetasit të demtuar, e cila ka dhëne deklarim. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 të Kodit Penal. 

Artikulli paraprakRESHJET NË VEND, RRITET PRODHIMI NË HIDROCENTRALET E VENDIT
Artikulli tjetër“ARREST NË BURG” PËR ESAT DUSHAJ, AUTORIN E VRASJES SË DYFISHTË