Kapet një person i shpallur në kërkim për “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe arrestohet në flagrancë një person për “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, në gjëndje të dehur ”,1.Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkoder , u bë arrestimi i shtetasit në kërkim:

 

-Simon Podja, 23 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin  nr. 745, datë 28.09.2015, e ka dënuar me 2(dy) muaj burg, për vepren penale ‘’Plagosje e lehtë me dashje’’.

Materialet i kaluan  Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 Kodit Penal. 

2. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkoder , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Vladimi Tuci, 45 vjeç, banues në fshatin Pulaj, Njësia administrative Velipoj bashkia Shkoder.

Arrestimi i tij u bë sepse duke drejtuar autoveturen tip Citroen  me targa AA 516 MK, në segmentin rrugorë Rrjoll – Velipoj dhe pikërishtë në vendin e quajtur rrethrrotullimi i rrugës së Rrjollit të njesise administrative Velipoj , është konstatuar se kishte përdorur pije alkolike. 

Materialet i kaluan  Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur ”, parashikuar nga neni  291 Kodit Penal.