Një varkë me dy peshkatarë në të është mbytur mbrëmjen e sotme në lumin Buna në Shkodër. Sipas të dhënave të para, njëri prej peshkatarëve ka shpëtuar, ndërsa nuk dihet ende fati i tjetri. Mësohet se peshkatari që ka arritur të shpëtojë është 60 vjeç. Policia dhe banorë të shumtë janë mbledhur pranë lumit Buna, ndërsa pritet edhe ndërhyrja e polumbarëve.

22:05- Njoftim Paraprak Seksioni i hetimit e parandalimin e krimeve: Shkodër
1. Me date 21.10.2015 rreth orës 20.20 ne vendin e quajtur lokal Dubai lagje Bahçallek Shkodër, në bregun e lumit Buna është mbytur një varke peshkimi me dy persona, ku si pasoje ka shpëtuar shtetasi Isuf Vejuka 60 vjeç banues ne lagjen Perash Shkodër, sipas deklarimeve të shtetasit Isuf me te ka qene dhe shtetasi i quajtur Hyqmet Shatza, vjeç 50, banues lagje Liria qyteti Shkodër, i cili dyshohet se është mbytur. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, po punohet për gjetjen e tij. Shtetasi Isuf Vejuka është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.