-Besnik Lushaj, vjeç 53 , me banim në Treviso Itali, lindur në Suva Reka, Kosovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 15:00 ka qenë duke drejtuar automjetin tip Kia me targa ER 918 WR , i cili ka pasur pasagjer (babain) shtetasin Hysen Lyshaj vjeç 82,banues në Gjakove, Kosove.

Ne segmentin e rrugës Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, pranë hotel ‘Argenti’ eshte perplasur me veturen tip Pezho me targa AA 319 JN i drejtuar nga shtetasi Nuh Idriz Çeraj, vjeç 61, banues ne fshatin Rec I Ri, Velipoje, bashkia Shkoder. Si pasojë e kësaj përplasje është dëmtuar rëndë drejtuesi I mjetit tip Ford, shtetasi ‘Nuh Idriz Çeraj’, I cili rreth ores 18:00 ndrroj jetë në reanimacionin e Spitalit Rajonal Shkodër. Shtetasi Hysen Lushaj, pasagjeri I mjetit tip Kia, si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe gjendet momentalisht në Spitalin Rajonal Shkoder, jashtë rezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale “Shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor” te parashikuar nga nenei 290/3 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN LEZHË – SHKODËR
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 19.10.2015