Gjykata e Shkodrës ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Sokol Mjacaj dhe kërkesën e avokates për ekspertizë psikologjike. Në gjykatën e shkallës së parë u zhvillua seanca e parë gjyqësore ndaj Sokol Mjacaj, i akuzuar për vrasjen e dy turistëve çek. Mbi të rëndon akuza “vjedhje me pasojë vdekjen” Trupi gjykues përbehej me kryesues Arbër Çela, Erjon Bami dhe Tonin Sterkaj.

Gjatë seancës morën pjesë edhe përfaqësues të ambasadës çeke në Shqipëri. Fillimisht Mjacaj kërkoi të mbrohet nga një avokat i shtetit për mungesë financiare dhe në mbrojtje u caktua Elvira Jakova. Prokurorja Shqiponja Milla lexoi pretencën bashkë me provat që vertetojnë se autor i vrasjes së dy turistëve çek është Sokol Mjacaj. Ky i fundit pasi pranoi krimin e rëndë i kërkoi trupit gjykues gjykimk të shkurtuar për të përfituar 1/3 e dënimit por kjo kërkesë nuk u pranua dhe gjykimi do të jetë i zakonshëm. Duke mos u pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar Sokol Mjaçaj rrezikon dënimin me burg të përjetshëm. Avokatja Jakova e quajti të çuditshëm vendimin e e trupit gjykues për të mos pranuar gjykim të shkurtuar ndërsa kërkoi që për Sokol Mjacaj të ngritet një grup prej 3 ekspertësh për të bërë ekspertizën psikologjike mbi shkaqet që çuan 20 vjeçarin nga Dukagjini deri në vrasjen e çiftit nga Çekia. Trupi gjykues nuk e pranoi këtë kërkesë duke thënë se të gjitha provat që lidhen me personalitetin e Sokol Mjaçaj i paraqiten gjykatës. Seanca gjyqësore për Sokol Mjaçaj u shty me datën 3 nëntor. Gjatë seancës së parë gjyqësore Sokol Mjaçaj kishte një sjellje normale dhe ruante qetësinë në përgjigjet e tij para trupit gjykues. Mbrëmjen e 3 korrikut Mjaçaj në tentativë për t’i vjedhur vrau dy turistët çek e më pas u organizua një super aksion që çoi në arrestimin e tij në një banesë në fshatin Grudë e Re ku ishte fshehur. Tashmë Mjaçaj i cili edhe më parë ka qenë i dënuar për një tjetër vrasje do të japë llogari përpara drejtësisë shqiptare mbi aktin e rëndë të vrasjes së dy turistëve çek, ngjarje e cila mori një jehonë ndërkombëtare.

Artikulli paraprakArrestohen në flagrancë tre persona.
Artikulli tjetërROLAND ÇOMO SPECIALIST I INVESTIMEVE PUBLIKE