Sekuestrohen gjithësej 174 kilogramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, 4(katër) automjete, 1 (një) armë zjarri pushkë model 56 dhe 30 fishekë.Arrestohen në flagrancë 6 shtetas.Shpallet në kërkim një shtetas tjetër.Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë finalizuar me sukses operacionin ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1- Ndue Grrela, 20 vjeç , banues në fshatin Dobraç në Shkodër.
2- Kastriot Toma, 46 vjeç, banues në Shkodër.
3- Ndoc Zhuri, 35 vjeç banues në fshatin Grud e Re, Shkodër.
4- Fran Preka, 31 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Si dhe u bë shpallja në kerkim e shtetasit Gjon Macaj, 24 vjeç, banues në fshatin Abat, Shalë Shkodër.

Arrestimi i ketyre shtetasve është bërë pasi gjate kontrollit të ushtruar nga forcat e Policise të Drejtoris së Policis Qarkut Shkodër në aksin rrugor Shkodër-Dukagjin më qellim kapjen e personave që transportojne lënde narkotike dhe pikerisht në fshatin Theth, njesia administrative Shalë, gjate kontrollit të automjetit tip Mitsubishi me targa AA 442 BX  me drejtues mjeti shtetasin Ndue Grrela, jane gjetur dhe sekuestruar në cilësin e proves materiale 6 (gjashte) thase ku brenda tyre ka material bimor ne forme boçe, e lëndes narkotike Canabis Sattiva ku pas peshimit rezultoj me peshë 45 kg ne total.
Gjate kontrollit të baneses së shtetasit Ndue Grrela është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një pushke model 56 si dhe nje krehër me 20 fishekë.
Gjithashtu u sekuestrua në cilesinë e proves materiale automjeti tip Xhip me targë AA 415 HO në pronësi të shtetasit Kastriot Toma, në të cilin po udhetonin shtetasit Ndoc Zhuri, Fran Preka dhe Gjon Macaj I cili është shpallur në kerkim.

Në vijim të punës për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike si dhe të armëmbajtjes pa leje, Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrance I shtetasve:

5- Eduart Sallaku, 46 vjeç, lindur dhe banues në Tirane,
6- Preke Shpendi, 25 vjeç, lindur ne Pecaj Shale, dhe banues ne lagjen”Siri Kodra” Tirane.
Arrestimi i tyre u bë për arsye se:
Nga konrolli i ushtruar i forcave te policisë, në  vendin e quajtur Qafe Thore në afërsi të fshatit Theth njësia administrative Shale Shkodër është gjetur i braktisur mjeti tip “DACIA” me targe AA 182 AH brenda të cilit janë gjetur 129 (njëqind e njëzet e nëntë ) kg bime narkotike e Canabis Sattiva.
Materialet në ngarkim të shtetasit Ndue Grrela, i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikesh”si dhe “Prodhim dhe mbajtie  pa leje të armeve luftarake dhe municioneve” ,parashikuar nga nenet 283 /2 dhe 278  te Kodit Penal.
Në ngarkim te shtetasve Kastriot Toma, Ndue Zhuri dhe Fran Preka  për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikesh ne bashkpunim” parashikuar nga neni 283 /2  te Kodit Penal.
Në ngarkim të shtetasit Eduart Sallaku, për veprat penale “Prodhimit, shitjes dhe transportimit lendeve narkotike”  parashikuar nga neni 283 dhe 25 i Kodit Penal dhe në ngarkim te shtetasit Preke Shpendi per vepren penale “Prodhimit, shitjes dhe transportimit lendeve narkotike” parashikuar nga neni 283 dhe 25 i Kodit Penal.