Shkodër, më 02.01.2016 – Njoftim Për Shtyp. Vijon operacioni për kapjen e autorit të vrasjes. Në ndihme të Policisë dhe FNSH-së Shkodër, ndodhen forcat RENEA me mjet fluturues, Helikopter.

Forcat e policisë po përdorin edhe qenin e gjurmës në ndjekje tē autorit. Terreni mjafti vështire dhe autori është fshehur në një zone të pyllëzuar dhe është i armatosur. Forcat e policisë janë porositur të veprojnë të kujdesshëm duke siguruar vetëmbrojtjen. Me datë 02.01.2016, rreth orës 11:30, në fshatin “Drisht”, Njësia Administrative Postribë, Bashkia Shkodër, janë vrarë me armë zjarri shtetasit: -Skender Shkami 50 vjeç, -Abdulla Shkami 61 vjeç vëllezër dhe banues në Drisht, Shkodër. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale për ekzaminime të metejshme: -Gëzhojat model 56, kaliber 7.62 mm, -Një predhë, -Një fishek si dhe -Mbetje bilogjike (njolla gjaku). Nga tërësia e veprimeve te kryera si dhe deklarimet e marra rezulton që autor i vrasjes se shtetasve të lartpërmendur është shtetasi: •Aleksander (Esat) Dushaj, 30 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Drisht, Shkodër, i cili pas kryerjes se veprës penale është larguar në drejtim të maleve. Sipas burimeve te marra nga ana e uniformave blu, shkaku I ngjarjes ka qanë për motive të dobëta, pasi autori ka kërkuar me këmbengulje vajzën e viktimës Skender Shkambi gjë e cila nuk është pranuar nga viktima. Efektivët e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të kësaj ngjarje shtetasin Aleksander Dushaj për të cilin është bërë shpallja në kërkim e tij. Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë Prane Gjykates Së Shkallës Se Pare Shkodër për veprime te mëtejshme, për veprën penale “Vrasje ne rrethana te tjera cilësuese” parashikuar nga nenet 79/dh e 278/4 të Kodit Penal.