Ne kuader te 104 vjetorit te pavaresise eshte bere vendosja e kurorave prane bustit te Luigj Gurakuqit ne qytetin e Shkodres.
Luigj Gurakuqi lindi ne Shkodër me 20 shkurt 1879 dhe vdiq me 2 mars 1925.Ai ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet , hero i Popullit shqiptar. Është një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë.