Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë pasditës së sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se në aksident janë përfishrë dy mjete, një motor dhe një makinë, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Të njëjtat burime tregojnë se drejtuesi i makinës është larguar me shpejtësi nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit, ndërsa shtetasi që po udhëtonte me motor ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave  të këtij aksidenti. Deklarata e Policisë Shkodër: Informacion Paraprak Shkodër-Velipojë Me datë 09.07.2016, rreth orës 18.06, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur Serat ka ndodhur një përplasje mjetesh. Mjeti tip Benz me targa AA 377 JX me drejtues shtetasin Kastriot Arapi, 45 vjeç, banues në Tiranë, ka përpalsur një motorrçikletë me drejtues shtetasin N.M, 33 vjeç, si dhe pasagjere bashkëshortja shtetsja F.M, banues në fshatin Reç, Velipojë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca . Drejtuesi i mjetit tip Benz është larguar dhe është kapur në fshatin Trush rreth 10 km larg nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e kësaj përplasje kanë mbetur të dëmtuar bashkëshortët N.M dhe F.M, të cilët u transportuan menjëherë për në Spitalin Rajonal Shkodër me dëmtime serioze. Drejtuesi i mjetit i cili rezultoi në gjendje të dehur është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për të zbardhur shkakun e aksidentit

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“EURO 2016”, DE BIASI: ME VJEN TË QAJ KUR SHOH PORTUGALINË NË FINALE
Artikulli tjetërJA MOSHA E SAKTË E RENATO SANCHEZ