Shkodër ,  dokumentohen me prova ligjore 3 vjedhje.

Kapen dhe ndalohen nga policia 2 autorë të dyshuar dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Specialistët për krimet, në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe nga veprimet hetimore të kryera, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve :

* Sokol Marku, 25 vjeç, banues në Shkodër

* E.K. 16 vjeç, banues në Shkodër

Më datë 08.11.2016 në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, kta shtetas dyshohet të kenë vjedhur xhaminë “EUBUBEKER”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :

* B.Gj. 23 vjeç, banues në Shkodër

Më datë 27.10.2016 ky shtetas dyshohet të ketë vjedhur 2 televizorë në banesën e shtetasit R.H. Gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.Gj. të shpallur në kërkim, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një nga televizorët e vjedhur.

* E.Ç. 41 vjeç, banues në Shkodër

Më datë 11.11.2016 në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.M. Vijon puna për kryerjen e veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera, ku dyshohen shtetasit e sipërpërmendur, si autorë, kryesisht vjedhje biçikletash e motorrçikletash. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.