Malësi e Madhe Kanosin me armë zjarri një shtetas si dhe kundërshtojnë me dhunë fizike punonjësit e policisë për të moslejuar kontrollin e banesës Arrestohen në flagrancë 2 shtetas ( babë e bir)

Informacioni i policise: Më datë 01.11.2016 nga shërbimet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe u arrestuan në flagrancë shtetasit : * Lulash Prekulaj, 57 vjeç, banues në Malësi të Madhe * David Prekulaj, 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe Këta 2 shtetas dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin F.D. si dhe kanë kundërshtuar me dhunë fizike punonjësit e policisë duke mos i lejuar që të kontrollojnë banesën e tyre. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 84, 278 dhe 236/2 të Kodit Penal.