Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia i akuzuar për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Në pranga ra shtetasi Gjon Ndoi, 52 vjeç, banues në Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në autobusin e linjës Shqipëri – Itali, poshtë sendiljes ku ishte ulur ky shtetas, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: * 308.4 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.Shkodër.

Njoftimi i policisë: Goditet një tjetër rast i “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë poseduesi Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan, Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 04.02.2017, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit : * Gjon Ndoi, 52 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në autobusin e linjës Shqipëri – Itali, poshtë sendiljes ku ishte ulur ky shtetas, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: * 308.4 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Materialet proceduriale do ti referohen për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

/ Star Plus TV /