Ne Vau Dejës vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ku është ndaluar një shtetas i dyshuar për veprën penale “Vjedhja”

 

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës në vijim të ndjekjes së detyrave të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale, sot më datë 07.11.2016 u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Ndue Ndoj, 19 vjeç, banues në Vau Dejës

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ky shtetas u kap në banesën e tij në fshatin Mali i Jushit, Vau Dejës, pasi : Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër më datë 18.03.2016 e ka shpallur në kërkim me vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPËRFUNDON HETIMI, FBI JEP PËRFUNDIMET E TIJ MBI HILLARY CLINTON
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 7.11.2016