Një masiv shkëmbor ka bllokuar sërish aksin rrugor Tamarë – Vermosh në njësinë administrative Kelmend në Malësinë e Madhe.

Bëhet me dije se gurët kanë bllokuar totalisht kalimin në vendin e quajtur Gropat e Selcës mëngjesin e sotëm. Shkak i këtij bllokimi mendohet të jetë bërë rreshqitja e gurëve si pasojë e lagështirës. Aktualisht, rreth 1000 banorë në fshatrat Vermosh dhe Lëpushë mbeten të bllokuar. Edhe ato automjete që i janë drejtuar Vermoshit, duhet të përdorin kalimin përmes malit të Zi në pikën Kufitare të Hanit të Hotit.

Kreu i njësisë administrative Adriatik Çekaj bën me dije se fadroma që kanë në dispozicion e ka të pamundur hapjen e rrugës, ndërsa firma e kontraktuar ka nisur disa automjete të tjera me qëllim hapjen e aksit. Sipas kreut të njësisë, rruga mund të mbetet e bllokuar deri mesditën e së mërkurës, kjo në varësi të shpejtësisë me të cilën do të operojë firma.

Artikulli paraprakARMËT BËRTHAMORE , BUSHATI I PËRGJIGJET PRESIDENTIT NISHANI
Artikulli tjetërTONIGHT – 07.02.2017