
Shkodër Më datë 28.01.2016, shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Kristjan Doçaj, 19 vjeç banues në fshatin Grude e Re, Njesia Administrative Rrethina Shkodër. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Shkodër ka lëshuar urdhër ndalimi me shkresë me nr.1198/1, datë 28.1.2016 në ngarkim të shtetasit Kristian Doçaj i dyshuar për veprat penale të “Mosbindjes së urdhërit të punonjësit të policisë”, “shkatërrim i pronës me mjete tjetra” dhe “drejtim mjeti pa dëshmi aftësie” vepra penale të parashikuara nga nenet 242,154 dhe 291 të Kodit Penal. Pasi më datë 25.01.2016 duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targë fallco SH 4914 E i pa pajisur me leje drejtimi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë dhe me mjetin e tij ka përplasur Punonjësin dhe motorrin e Policisë së Qarkullimit Rrugor. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër deklaron se në asnjë rast nuk ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit Kristjan Doçaj, siç pretendojnë familjarët e tij në media dhe veprimet e policisë kanë qenë konform ligjit edhe pse ky shtetas ka shfaqur sjellje agresive me punonjësit e Policisë të cilët kanë bërë ndalimin e tij. Sipas diagnostifikimit nga mjeku rezultoi se ky shtetas vuante nga disa çrregullime nervore, pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër për këtë shkak.






