
Shkodër më 11.04.2016 Njoftim për Shtyp Shkodër
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” , si dhe për “Kanosje” Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët e seksionit të Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: – Gjergj Prroni, 24 vjeç, banues në fshatin Nicaj, Shkodër Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 19.02.2016 ka kanosur me armë zjarri shtetasin me iniciale V.L. 40 vjeç banues në Shkodër. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”,si dhe “Kanosje” parashikuar nga neni 278 dhe 84, të Kodit Penal. – Gjithashtu arrestohet ne flagrance shtetasi Fatmir Dholla, 50 vjeç , banues ne Shkoder . Arrestimi i këtij shtetasi u bë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në banesën e këtij shtetasi, në një ambjent që përdorej si magazinë, ështe gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një krëhër me 14 ( katërmbëdhjetë) fishekë Model 56. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepër penale të ” Prodhim dhe mvajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal
/ Star Plus TV /


