Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Perash, ku i plagosur ka mbetur shtetasi E.R. 28 vjeç, banues në Dobraç i cili ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa është paraqitur vetë në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ka qenë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri që ngriti në këmbë policinë e Shkodrës, por nga kontrollet në zonë nuk u gjet asnjë provë. Më pas Spitali i Shkodrës ka njoftuar se një person i plagosur me armë zjarri kishte mbërritur në urgjencë.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Artikulli paraprakBEN BLUSHI RRËFEN BISEDËN ME BOJKEN LAKON DHE DËNIMIN ME SHËRBIM PROVE: DO BËJ KONCERTE NË BURGJE
Artikulli tjetërPLAGOSJA E 28-VJEÇARIT NË SHKODËR, SHOQËROHET NJË PERSON