
Një nga futbollistët e kontigjentit të Vllaznisë të sezonit të kaluar, Esat Mala ka rinovuar kontratën e tij me klubin kuqeblu edhe për një sezon tjetër futbollistik. Gjatë gjithë këtyre ditëve, kishte zëra që mesfushori nga Prizreni edhe mund të largohej tërësisht nga skuadra kuqeblu, por një gjë e tillë ka marrë fund ditën e sotme. Burime zyrtare të “Star Plus” pranë KF Vllaznia, konfirmojnë se Mala ka firmosur zyrtarisht rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër. Në orët në vijim, pritet edhe zyrtarizimi nga ana e klubit të Vllaznisë.
Maringlen Zhivani






