
Njoftimi i Policisë Shkodër:
“Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër është zhvilluar operacioni policor i koduar “MALI 2016”. Në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë policore, Shërbimet e Komisariatit Shkodër për një periudhë dy ditore kanë ushtruar kontroll në territorrin e fshatrave Vuksanaj, Shosh dhe Shalë, të Dukagjinit Shkodër. Nga kontrolli i ushtruar në datat 02- 03.08.2016 u konstatuan 21 parcela të kultivuara me një numër prej 6396 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva të cilat varionin nga 70 – 200 cm lartësi, dhe nuk është arritur që të kapen apo identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve. Gjithashtu nga Shërbimet e DVP Shkodër po vijon puna hetimore dhe operacionale në terren , për zbulimin e sipërfaqeve të dyshuara se janë mbjelle me bimë narkotike me qëllim asgjesimin e tyre dhe venien para përgjegjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.”
/ Star Plus TV /






