Punonjësit e ujësjellësit të cilët prej ditësh vijojnë punën për pastrimin e varrezave myslimane të komanës në Shkodër janë përballur sërish me armatime të hedhura prej vitesh në këtë zonë.

Një kallashnikov, është gjetur gjatë kësaj të enjteje gjatë pastrimit të territorit. Punonjësit kanë vënë në dijeni punonjësit e policisë të cilët kanë mberritun në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kallashnikovin. Ndërkohe që përvec armës automatike, punonjësit kanë gjetur edhe disa fishekë të dekompozuar.Sipas të dhënave pranë policisë së Shkodrës dhe grupit hetimor që mbërriti ne vendin e ngjarjes behet me dije se armët janë hedhur gjatë trazirave të vitit 1997 në zonë.

Vetem pak kohë më parë, në këtë zonë u gjet edhe një granatë e cila dyshohej se ishte hedhur prej vitesh në zonë, ndërkohe që pasojat e viteve te kaluara po dalin në sipërfaqe gjatë këtyre ditëve në këtë zonë

Artikulli paraprakAHMETAJ: MË 1 TETOR NIS AKSIONI KUNDËR INFORMALITETIT
Artikulli tjetërSËRISH ARMË NË VARREZAT E KOMANËS!