Italia qendrore goditet nga tjetër tërmet i fuqishëm.

Mësohet se rreth orës 07:41 lëkundjet janë ndjerë deri në Romë dhe Rieti me maghnitudë 6.5 ballë i shkallës rihter. Bëhet e ditur se epiqendra, lëkundje që u ndjenë edhe në Umbria, Ankona dhe Norcia, ka qenë në komunën e Preçit, mes Perugias e Maceratas, në një thellësi prej 10 km.

Sipas mediave italiane, tërmeti ka zgjatur disa sekonda. Raporohet per shembje ndertesash dhe mbylljen e metrose se Romes.

Ky është tërmeti më i fortë pas atij famëkeqi të 24 gushtit, ku humbën jetën 290 persona si dhe u plagosën qindra të tjerë. Vetëm pak ditë më parë Italia qendrore u godit nga disa tërmete, ku dy ishin më të fuqishëm, 5.9 dhe 5.4 ballë, ku për pasojë humbi jetën një person ndërsa pati shumë dëme materiale.