.Shërbimet e Drejtorisë të Policisë Vendore Shkodër në vazhdimësi të Planit Operacional të kontrolleve të vazhdueshme duke goditur trafiqet e paligjshme të lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasit:

•Gezim Demaj 39 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Në vendin e quajtur Ura e Bardhajve, Shkodër gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër, në automjetin foristradë tip Land Rover me targë TR 7775 P me drejtues shtetasin Gezim Demaj, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësin e provës materiale : – Një qese që përmbante lëndë narkotike Canabis Sativa 20.4 (njëzet pikë katër) gram. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPREZANTOHET NE SHKODER LEVIZ ALBANIA, PER GRANTET PER SHOQERINE CIVILE
Artikulli tjetërAMBASADORI ZVICERIAN: DUHET DIALOG PËR REFORMËN NË DREJTËSI