Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë dhe me SHÇBA -në , pas një hetimi disa mujor finalizoi me sukses operacionin hetimor dhe policor në lidhje me procedimin penal numër 147 të vitit 2016, ku u bë e mundur goditja e një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në rrethin e Kurbinit.

Gjate këtij procedimi penal janë sekuestruar rreth 211 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, si edhe u sekuestruan dhe u asgjësuan gjithsej 28.480 bimë të llojit cannabis sattiva. Pjesë e këtij grupi kriminal janë 6 shtetasit e arrestuar dhe 5 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim .

Konkretisht: Të arrestuar janë shtetasit:

*Bashkim Kodra 46 vjeç, banues në Kurbin

*Elton Hoxha 23 vjeç, banues në Kurbin

* Hashim Nelaj, 19 vjeç, banues në Kurbin

* Lefter Nelaj, 43 vjeç, banues në Kurbin

* Aldo Xhaferri , 29 vjeç, banues në Mamurras i cili ndodhet në I.P.V. Shënkoll -Lezhë

* Sami  Balloku, 38 vjeç, banues në Kurbin i cili ndodhet në I.P.V. Shënkoll -Lezhë

Janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre :

*A.T. 37 vjeç, banues në Kurbin

* A.Gj. 41 vjeç, banues në Kurbin

* B.T. 34 vjeç, banues në Kurbin

*L.N. 40 vjeç, banues në Kurbin

* B.H. 23 vjeç, banues në Kurbin

Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Nenet 284/2, 333/a, dhe 334 të Kodit Penal. Po ashtu u arrestua dhe shtetasi Zan Kasmi, 52 vjeç, banues në Kurbin, specialist i policisë së zonës, sepse në zonën që mbulon, ka favorizuar persona të ndryshëm, në kultivimin e bimëve narkotike, kundrejt vlerave monetare. Nenet 284, 333 dhe 334 të Kodit Penal. Në lidhje me këtë hetim është bashkëpunuar edhe me autoritetet italiane, pasi lënda narkotike e kultivuar nga ky grup kriminal dyshohej se do të trafikohej drejt Italisë.

Artikulli paraprakMANJANI: AMNISTI DO TË KETË, POR NUK KA ENDE SHIFRA
Artikulli tjetërPROMOVIMI I ” MANUALIT PËR QYTETARËT – ANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN