Një automjet me drejtues shtetasin N. K., 59 vjeç, banues në Lezhë, ka përplasur pasditen e sotme në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës, shtetasin këmbësor F. L., 61 vjeç, banues në Stajkë, Vau i Dejës. Shtetasi F.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Shkodrës .

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021, rreth orës 17:40, në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës, një automjet me drejtues shtetasin N. K., 59 vjeç, banues në Lezhë, ka përplasur shtetasin këmbësor F. L., 61 vjeç, banues në Stajkë, Vau i Dejës.

Shtetasi F. L., aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS KËMBËSOREN, AUTORI LARGOHET NGA VENDGJARJA
Artikulli tjetërRREZIK PERMBYTJESH? MINISTRI PELESHI FLET PER SITUATEN NE OBOT