Njoftimi i plotë për shtyp i Policisë Shkodër:

Informacion Paraprak Më datë 14.07.2016, rreth orës 19.30, në fshatin “Pjetëshan”, Malësi e Madhe, në vendin e quajtur Përroi i thatë në pyll, është gjetur i vetëvarur nga policia dhe familjarët shtetasi Gjin Ndreka, 68 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe. Ky shtetas ka qenë i larguar nga banesa që më datë 10.07.2016. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë. Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore rezultoi se në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç ato të shkaktuara nga vetvarja. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vetvarjes.

Artikulli paraprakUEFA SHPALLË GOLIN E SHAQIRIT SI MË TË BUKURIN E EVROPIANIT
Artikulli tjetërTMERR DHE TERROR NE FRANCE, KAMIONI MBYT 80 PERSONA