Stadiumi “Loro Boriçi” është inspektuar nga dy specialistë të UEFA për sigurinë e jashtme dhe të brendshme të këtij stadiumi.

Për disa orë me radhë të shoqëruar nga anëtari I komitetit ekzekutiv Arben Dervishi dhe drejtues të klubit Vllaznia specialistët e UEFA-s Tim Bagner dhe Fernand Meese kanë parë gjithçka çfarë është bërë deri tani duke dhënë vlerësime pozitive….. DËRVISHI: NË MAJ PËRFUNDOJNË PUNIMET NË “LORO BORIÇI” Dervishi tha se edhe UEFA-s i është dhënë afat i fundit i përfundimit të punimeve në stadiumin “Loro Boriçi” fundi i majit…. Pavarësisht vlerësimeve pozitive faqja zyrtare e FSHF raporton se dy specialistët e UEFA-s kanë lënë disa detyra të cilat duhet që të plotësohen deri në përfundim të punimeve të stadiumit “Loro Boriçi”.

/ Star Plus TV /