NGJARJA RRETH ORËS 21:30 TË SË PREMTES, FATMIRËSISHT NUK KA VIKTIMA. Kati I tretë I një ndërtese është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e se premtes ne qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rende është regjistruar rreth orës 21 e 30, te se premtes ne rrugën e gjere pranë stadiumit ne Shkodër. Ka qene shpërthimi i një bombul gazi shkaku qe ka shkaktuar përhapjen e flakëve te zjarrit. Fatmirësisht ne momentin e zjarrit ne katin e trete te ndërtesës nuk ka pasur persona dhe nuk janë regjistruar viktima pasi flaket janë përhapur me shpejtësi. Ne vendin e ngjarjes kane mbërritur forcat te shumta te zjarrfikësve por ndërhyrja ka qene e kote pasi zjarri ka shkrumbuar gjithçka ne katin e trete te familjes Meta ne Shkodër. Fale ndërhyrjes se zjarrfikësve është bere I mundur neutralizimi I flakëve te zjarrit te cilat kane rrezikuar edhe pjesën tjetër te ndërtesës. Demet përllogariten te konsiderueshme ndërkohe qe tashme kane nisur hetimet për zbardhjen e plote te kësaj ngjarje te regjistruar ne Shkodër.

 

 

 

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/I2sK_15J1nw?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]